'Beteja' për votat në Kosovë/ Veliu: LVV ende nuk ka paraqitur programin e tyre për mandatin e ardhshëm
Lulzim Veliu, njohës i çështjeve rajonale në një intervistë në Ora Neës u shpreh se deri më tani nuk ka ndonjë paraqitje të programit të LVV për mandatin e ardhshëm.
Veliu: Në fakt fushata në Kosovë ka muaj që ka filluar.
Që nga momenti që është caktuar data e zgjedhjeve nga presidentja e Kosovës, fushata në Kosovë ka filluar jo zyrtarisht kurse nga kjo e shtunë kemi një fillim zyrtar të fushatës paraelektorale në Kosovë që mund të them lirisht se ka filluar me agrisivitet nga forcat politike.
Shihet qartë që të gjitha janë përgatitur për këtë fushatë dhe sa i përket programeve politike deri tani është parë shumë pak për të mos thënë nuk është parë fare.
Po nisim me forcën kryesore politike që sot qeveris vendin.
Deri më tani nuk kemi ndonjë paraqitje të programit të tyre qeverisës për mandatin e ardhshëm.
