Në terren ''të ndarë'' për shkurtin/ Zejnaj: Fushata ka nisur vrullshëm në Kosovë, degradim i gjuhës elektorale

Politologu, Argjend Zejnaj në një intervistë në Ora News u shpreh se fushata në Kosovë ka nisur vrullshëm dhe se ka degradim të gjuhës elektorale.

Zejnaj: Fushata zyrtarisht ka filluar të shtunën por de facto ka filluar që shumë kohë më parë.

Kjo e parë nga këndi opozitar.

Duke qenë se ka qenë e vobektë në aspektin legjislativ në Kuvendin e Kosovës me disa iniciativa kryesisht kanë shkuar në raport me gjykatën Kushtetuese duke i dërguar disa prej ligjeve të qeverisë Kurti, të tjera veprime nga opozita nuk kemi parë ose të paktën na është dukur më e zbehtë për shkak se jemi mësuar që ta shohim një opozitë çka e ka organizu në të kaluarën partia sot në qeveri.

Gjithsesi ka filluar vrullshëm, ka filluar me tone e me sinonime dhe me zë të lartë.

Pak a shumë që shkon nga pak edhe nga degradimi i gjuhës elektorale.