Vrasja e Martin Canit/ Protesta e radhës, me 18 janar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 13:14
Të shtunën me 18 janar protesta e radhës për Martinin. Ndërkohë që bëhet e ditur se detajet për organizimin dhe oraret kur të vendosen do bëhen publike.
Martini u qëllua me thikë nga bashkëmoshatarët e tij në shkollën Fan Noli në kryeqytet, dhe humbi jetën.
Kjo nuk është protesta e parë që po zhvillohet. Janë zhvilluar edhe organizime të tjera qytetare ku është kërkuar përgjegjësia e institucioneve shtetërore dhe dorëheqja e ministres e arsimit.
Pjesë e këtyre protestave kanë qenë dhe prindërit e Ma rtin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën, ku kanë shprehur dhimbjen e madhe që i ka kapluar nga kjo tragjedi.