Vrasja e Martin Bardhit, policia zbulon shokun që e ftoi në Vlorë. Njëri nga autorët zbriti nga mjeti dhe qëlloi

Vrasja e Martin Bardhit cilësohet nga blutë e Vlorës, si një atentat i mirëorganizuar, ku mësohet të kenë marrë pjesë tre persona.

Për policinë kriminale të Vlorës, ngjarja e djeshme lidhet ngushtësisht me kalvarin e gjakmarrjes mes dy familjeve Reçi dhe Bardhi në Rrëshen.

Sipas burimeve të policisë Martin Bardhi, ishte duke udhëtuar i vetëm në qytetin e Vlorës.

Ai ishte thirrur në këtë qytet nga një person tjetër, i cili e ka marrë në telefon dhe që tashmë rezulton i identifikuar nga policia.

Personi thirrës është zbuluar përmes telefonit të gjetur viktimës në makinën e tij.

Të dy e kishin lënë të takohen në Vlorë, takim i cili nuk ndodhi kurrë, për shkak se Martin Bardhi u ekzekutua me dhjetëra plumba, teksa udhëtonte në zonën e Novoselës afër Vlorës.

Autorët që kryen krimin e rëndë, besohet se kanë qenë tre persona, ku njëri ka qëndruar në timonin e mjetit dhe dy të tjerë kanë qëlluar.

Burime policore shprehen se për tu siguruar për vrasjen, njëri nga personat ka zbritur nga makina duke e qëlluar sërish viktimën.

Më pas autorët e kanë djegur mjetin jo shumë larg vendit të krimit, tek zona e quajtur "kriporja" në Vlorë.

Deri në këtë fazë ku ndodhet ngjarja, policia nuk ka asnjë person të dyshuar, ndërsa krimi lidhet për shkak të hakmarrjes së vazhdueshme mes dy familjeve Reçi-Bardhi.

Viktima Martin Bardhi një vit më parë ishte përfshirë në atentatin me armë ndaj Sajmir Reçit, por pa mundur ta vrasin atë.

Vrasja e Martin Bardhit, policia zbulon shokun që e ftoi në