Nuredin Dumani në gjyq: Më ndihmoi për të dalë nga burgu dhëndrri i vëllai të Nasip Naços dhe një...
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 12:58
Në gjyqin për grupin kriminal të të hetuar në dosjen “Plumbi i Artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po vijon dëshminë e tij.
Ndër të tjera, ai tregoi se si arriti të lirohej nga qelia pasi kishte qenë i arrestuar për vepra të tjera penale. Dumani rrëfeu se avokati Alban Bengasi ka qenë ndërmjetës, ndërsa shtoi se ka pasur ndihmë nga vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë së kohës.
“Kam paguar para që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndrri i vëllai të Nasipit që është mjek dhe një mjek-ligjor dhe m’i kanë bërë letrat sikur vuaj nga zemra”, ka rrëfyer Nuredin Dumani.

