Gripi godet të miturit/ Fëmijët në kopshte e çerdhe me temperaturë deri në 40 gradë, simptomat agresive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2025, 20:12
Mjekët pediatër thonë se kryesisht janë fëmijë të kopshteve dhe çerdheve të cilët kanë manifestuar temperaturë 39-40 gradë.
Virozat apo viruset që kanë prekur fëmijët dhe jo vetëm duken se po shfaqin simptoma më agresive.
Përveç fëmijëve të vegjël nuk mbeten pas edhe nxënës të shkollave të cilat janë prekur nga kjo situatë e ngarkuar.
Mjekët këshilloj nënat të mbajnë fëmijët në shtëpi në këto raste.
ISHP ka konfirmuar që përveç virozëve të shumta qarkullon virusi i gripit, RSV dhe Covid-19.
