Janari rrit virozat! Temperaturë e lartë dhe probleme me frymëmarrjen! Pediatrja: Konsultohuni me mjekun nëse...
Janari ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve, sidomos fëmijëve me probleme kryesisht te frymëmarrjes dhe temperaturat e larta. Mjekja pediatre Anila Sevdari apelon për kujdes dhe sugjeron që në rast të temperaturave të larta, duhet kërkuar konsultë me specialistin.
Muaji janar ka shtuar ndjeshëm numrin e pacientëve të vegjël me viroza, apo komplikacione të ndryshme shëndetësore.
Sipas mjekes pediatre Anila Sevdari kryesisht dominojnë problemet në rrugët e frymëmarrjes, kollë e fortë dhe temperaturë të lartë.
Numri më i lartë i pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekëve janë fëmijët që frekuentojnë çerdhet, ku përhapja e virozave është më e shpejtë.
Megjithatë, mjekja Sevdari thekson se edhe të rriturit janë të prekur dhe kërkojnë vëmendje të veçantë në këtë periudhë.
Mjekja apelon për kujdes teksa thotë që nëse fëmija shfaq temperaturë të larte duhet me patjetër konsulta me specialistin.
Ajo thekson rëndësinë e ndërhyrjes në kohë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijëve.

