Vrasja e Bujar Nasufit, përpos motorit gjendet edhe arma e krimit, model automatik MP5

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Selitë, ku mbeti i vrarë Bujar Nasufi, Ora News mëson se veç motorit të djegur është gjetur dhe arma e krimit një automatik i shkurtër MP5.

Motori dhe arma janë djegur në ambientet e një tuneli të braktisur nga ushtria, në zonën e Sharrës.

Autori është kujdesur ta djegë motorin në një ambient te mbyllur për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Më pas është larguar në këmbë në drejtim ende të papërcaktuar nga policia e Tiranës.

Vrasja e Bujar Nasufit, përpos motorit gjendet edhe arma e krimit, model
Motori i djegur