Atentati ndaj Bujar Nasufit, gjendet një motor i djegur tek ''Kodra e Diellit 2'', dyshohet se i përket autorit të vrasjes
Një motor papaq me kosh është gjetur i djegur në zonën e njohur si Kodra e Diellit 2.
Besohet se i përket autorit të vrasjes se Bujar Nasufit ngjarje e ndodhur një natë me parë.
Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”.
Autori vijon ende i paidentifikuar, edhe pse gjetja e motorit të djegur mund të ndihmojë hetuesit për të gjetur prova.
56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin e ngjarjes.
Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të makinës së viktimës, ku dy plumba e kanë kapur në gjoks.
Aktualisht pista kryesore e hetimeve është konflikti në rrethin familjar.
Sipas fqinjëve viktima ka qenë person i qetë dhe nuk kishte konfliktej dhe bënte një jetë normale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
