Kosovë – Futbollistët e ftuar për Kombëtaren nisin stërvitjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2025, 18:53
Sot fillon kampi stërvitor me futbollistët që janë kandidatë potencial për Kombëtaren A.
Futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda do të jenë të grumbulluar për katër ditë në njërin nga hotelet në Prishtinë. Ndërkohë, stërvitja e parë zhvillohet sot në orën 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
