Superkupa e Spanjës/ Ançeloti zbulon 2 orë para sfidës me Barçën formacionin e Realit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2025, 19:04
Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në mbrëmje në orën 20:00 në finalen e Superkupës së Spanjës.
Një përballje totalisht për tu shijuar nga tifozët.
Ashtu siç tashmë e ka kthyer në zakon, trajneri i madrilenëve, Karlo Ançeloti, ka publikuar 11-shen titullare 2 orë e gjysmë para startit të “El Clasico-s”.
Në portë ka vendosur Kurtuan, ndërsa 4 mbrojtësi janë Mendi, Rydiger, Çuameni dhe Vaskez. Mesfusha përbëhet nga Kamavinga, Bellingam dhe Valverde. Treshja e sulmit është Vinicius-Mbape-Rodrigo.
Ndërsa trajneri i Barcelonës, Hansi Flik ende nuk e ka bërë të ditur 11 shen e tij.
Formacioni i Realit: Kurtua, Mendi, Rydiger, Çuameni, Vaskez, Kamavinga, Bellingam, Valverde, Vinicius, Mbape, Rodrigo.
Trajner: Karlo Ançeloti

