VIDEO/ Rikthehen përmbytjet në Vlorë, probleme me qarkullimin në disa prej akseve kryesore të qytetit

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Situata është përkeqësuar nga mungesa e masave të menjëhershme nga shërbimet e Ujësjellës-Kanalizime. Aksi Albano-Romina është më i prekuri nga këto reshje.

Gjithashtu edhe trotuaret janë bërë të pakalueshme për shkak të prezencës së madhe të ujit duke krijuar shqetësime për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.

VIDEO/ Rikthehen përmbytjet në Vlorë, probleme me qarkullimin