Sherri në Pogradec, policia informacion zyrtar: Shpallet në kërkim 30-vjeçari, akuzohet për “vrasje me dashje” mbetur në tentativë

Policia e Pogradecit njofton se ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin S.S, pas sherrit të ndodhur mbrëmë në qytetin jug-lindor. Sipas policisë, 30-vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një ngjarje në lagjen nr. 1 në Pogradec, ju informojmë se Komisariati i Policisë Pogradec  referoi materialet në Prokurori, dhe shpalli në kërkim shtetasi S. S., 30 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale ” Vrasje me dashje” mbetur në tentativë”, njofton policia.