Vinte baste me celular, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2025, 14:23
Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit me anë të celularit, arrestohet 38-vjeçari. Ai akuzohet për veprën penale “Ushtrim i lojërave të fatit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (lotarive sportive), me anë të celularit, në rrugën “Sulejman Delvina”.