Makinat elektrike si zgjidhje/ Plani Kombëtar i Klimës, Elvin Meka: Dhënia e granteve do kishte efekt
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik planin kombëtar të klimës për të ulur emetimin e gazrave serë që çlirohen edhe nga makianat me karburant.
Përballë idesë kufizimit me grafik të ndalimit të mjeteve në ditë të caktuara, ekspertët ngrejnë shqetësime të tjera që kanë nevojë për zgjidhje.
Gjithjashtu si një ide që do të kishte efekt, vlerësohet dhënia e granteve për makinat elektrike.
Ndalimi i importit të automjeteve me karburant dhe skemat mbështetëse për zëvendësimin e tyre me mjete elektrike, vlerësohen nga ekspertet si masa më efektive në synimin për uljen e ndotjes dhe afrimin e vendit me politikat e BE për Energjinë dhe Klimën
‘’Mund të kufizojë realisht importimin e makinave me karburant fosil.
Këtë e ka në dorë qeveria. Ose po aplikimin e masave të shtuara më të lartë për makinat me karburant fosil’’.
Elvin Meka, thotë se dhënia e granteve për makinat elektrike e parashikuar ne planin kombëtar të klimës do të kishte efekte pozitive, në zëvendësimin e mjeteve me motor me djegie.
‘’Qeveria ka shumë leva dhe mekanizma në dorë duke filluar që nga nxitja fiskale duke përshtatur politikën fiskale në drejtim të TVSH apo taksave të qarkullimit’’.
Përballë idesë kufizimit me grafik të ndalimit të mjeteve në ditë të caktuara, eksperti ngre shqetësime të tjera që kanë nevojë për zgjidhje
Plani kombetar për klimën dhe energjinë tasshmë në konsultim publik synon qe deri ne 2030, rritjen e automjeteve elektrike në qarkullim dhe përmirësim të infrastrukturës në synimin e uljes së ndotjes!
