Preçi: Ulja e çmimit të energjisë e vonuar, shumë vende në botë e kanë bërë para nesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2025, 17:50
Ekonomisti Zef Preçi i ftuar në Ora News, tha se ulja e çmimet të energjisë elektrike është e vonuar dhe duhej bërë shumë më herët si gjë.
Preçi: Kur flasim për konsum energjia duhet të marrin parasysh njësit e banimit që janë rreth 200 mijë më shumë. Në kategoritë e knsumatrëve3 të energjisë, nga shifrat e përmendura janë 600 mijë që konsumojnë rreth 400 kilovat në muaj. Ky është kontingjenti që përfiton më shumë nga ulja. Përfitueshmëria është individuale për çdo konsumator.
Ulja e çmimit është e vonuar dhe është për tu përshëndetur. Nuk ka lidhje me ulje që nuk ka ndodhur në 35 vite apo askund në botë se shumë vende e kanë ulur. Mbrojtja e çmimit për konsumatorin familjar është diçka krejt normale.