Gripi i shpendëve dhe Murtaja e derrave/ Rrapaj: Të gjitha vatrat e përhapura janë nën kontroll

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj në një intervistë në Ora News u shpreh se situata e gripit të shpendëve është nën kontroll.

Rrapaj: Për fat të mirë të gjitha vatrat që përmendët janë evidentuar në kohën e duhur nga ekspertët dhe fermerët që mbarështojnë bagëti sit e derrat edhe te shpendët.

Natyrisht të dyja kanë ndryshime përsa i përket përhapjes për arsye se gripi i shpendëve përhapet edhe nga shpendët fluturues shpendët e egër që quhen.

Ndërsa gripi i derrave është më ndryshe sepse është vetëm për një masë më të vogël akoma përsa I përket derrave të egër apo atyre të butë që mbarështohen.

Në të dyja rastet situata është nën kontroll.

Nga informacionet që ne kemi edhe nga fermerët që i mbarështojnë këto bagëti, është e gjithë vëmendja e nevojshme për të përballuar këtë situatë që realisht është nën kontroll.

Nuk është se ka probleme tek njerëzit në të dyja rastet.

Dëmi që shkaktohet është dëm që u shkaktohet fermerëve.