Rezultatet në NBA, Cleveland fiton duelin e kryesuesve

Cleveland fitoi 129-122 ndaj Oklahoma duelin e dy skuadrave kryesuese të dy Konferencave, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në NBA.

Të dy ekipet zhvilluan një ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua Alexander Shai me 31 pikë, por që s’mjaftuan.

Për Cavaliers ishte kolektiviteti arma fituese, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (43 pikë nga lojtarët e stolit).

Allen me 25 pikë e Mobley me 21 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të kësaj sfide.

Pa probleme fiton Milwaukee, që mundi 121-105 San Antonio. Dyshja Lillard-Giannis realizoi 51 pikë së bashku.

Fiton edhe skuadra e Denver, 126-103 ndaj Clippers, takim ku të gjithë titullarët e ekipit vendës shënuan mbi 10 pikë.

Cleveland – Oklahoma           129-122

Indiana – Chicago                  129-113

Philadelphia – Washington    109-103

Brooklyn – Detroit                 98-113

New York – Toronto              118-98

New Orleans – Portland         100-119

Denver – Clippers                   126-103

Milwaukee – San Antonio      121-105