Vlahoviç nuk pranon ofertën për të rinovuar kontratën me Juventusin
Janari është muaji i Dushan Vlahoviçit. Në datën 28 të këtij muaji, sulmuesi serb do të mbushë 25 vjeç, dhe po rreth atyre ditëve, do të festojë 3 vjetorin e tij si futbollist i Juventusit duke parë se është transferuar nga Fiorentina në janarin e vitit 2022.
Koha kalon, por Vlahoviç nuk ka qenë kurrë më larg me Juventusin sesa tani.
Numri 9 është shumë pranë divorcit me “Zonjën”, duke parë se e ardhmja e tij është shumë e paqartë.
Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2026 dhe sulmuesi serb duket sikur nuk ka asnjë qëllim për të rinovuar pasi ka dëgjuar kushtet ekonomike që klubi bardhezi i ka ofruar.
Për këtë arsye, Juventusi është hedhur në merkato për të gjetur sa më parë një zëvendësues të tij, por njëkohësisht e ka hedhur edhe Vlahoviçin në merkato në mënyrë që mos ta humbasë me parametër zero.
Largimi i tij që në janar shihet pas i vështirë, por palët janë shumë larg njëra-tjetrës dhe shanset që ai të largohet në merkaton e verës janë tepër të larta.
Për këtë arsye, Xhuntoli nuk duhet të gjejë vetëm një klub që do blej serbin, por edhe një sulmues që do ta zëvendësojë.
Juventusi kërkon që ta mbajë në skuadër dhe është i hapur për një rinovim, por jo me të njëjtat shifra që përfiton tani (12 milionë euro në sezon).
Nga ana tjetër, sulmuesi nuk është i hapur për të shkurtuar rrogën e tij, madje propozimin e parë të bërë nga drejtuesit bardhezi e ka refuzuar.
Ideja e Vlahoviçit megjithatë, është që të qëndrojë deri në fundin e kontratës së tij dhe më pas të largohet me parametër zero.
Një skenar ky që Juventusi nuk ia pranon kurrë, sidomos pasi për të ka investuar mbi 80 milionë euro.
