VIDEO/ Ç’KA NDODHUR NË “ASTIR”? Dhunohet nga disa persona, vajza 'ngujohet' në banesë, policia rrethon zonën dhe ndërhyn nga tarranca
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA kanë rrethuar një pallat në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas dëshmive të banorëve të zonë, dyshohet se është marrë peng një vajzë.
Ndërkohë, përmes një komunikate të shkurtër për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se kallëzimin e ka marrë nga vetë vajza, e cila ka deklaruar se po dhunohet nga disa persona. Sipas bluve të kryeqytetit, kur efektivët kanë shkuar aty, ajo nuk pranon të hapë derën dhe po negociohet me të.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ambulanca.
Forcat RENEA kanë hyrë nga dritarja, në apartamentin e tetë të një pallati në Astir. Efektivët kanë zbritur me litar nga tarraca. Ata janë detyruar që të hyjnë nga dritarja, për shkak se nuk hynin dot në banesën nga ku erdhi telefonata alarmuese nga një vajzë e cila pretendon se është dhunuar nga disa persona. Kjo, pasi askush nuk e hap derën. Nuk dihet nëse vajza është vetëm në apartament apo po mbahet peng.
Informacion paraprak
Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

