Aksident pranë mbikalimit të Patokut, dy të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2025, 13:46
Një aksident është shënuar paraditen e sotme në autostradën Fushë-Milot – Mamurras, pranë mbikalimit të Patokut. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dy persona të plagosur.
Autoambulanca e Kurbinit ka transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet.
