Kanceri i qafës së mitrës/ Omeri: Ja kush është shkaktari kryesor, të gjitha gratë duhet të ndërgjegjësohen
Gjinekologia, Xhensila Omeri në një intervistë në Ora News u shpreh se shkaktari kryesor në mbi 90% të rasteve për kancerin e qafës së mitrës është ‘’Human papiloma virus, hpv’’.
Omeri: Meqenëse jemi në muajin janar dhe është një muaj dedikuar ndërgjegjësimit të kancerit të qafës së mitrës, normalisht duhet të ndërgjegjësojmë të gjitha gratë që na dëgjojnë sot.
Janë disa faktorë por faktori kryesor dhe mbi 90% e kancerit të qafës së mitrës sot shkaktohet dhe është fakt dhe dihet është Human papiloma virus, hpv.
Kur flasim për kancerin e qafës së mitrës ndryshe nga kancerat e tjerë që prekin gruan si kanceri i gjirit apo të tjerët, ne e dimë se kush është shkaktari kur flasim për kancerin e qafës së mitrës.
Pra është Human papiloma virus, hpv.
Sipas OBSH-së, qëllimi është që ky kancer sot të mos jetë më një diagnozë, që një grua të mos jetë asnjerë në betejë me kancerin e qafës së mitrës dhe të mos i hiqet asnjëherë mitra për këtë arsye sepse dihet shumë mirë se si të parandalohet.
Kur dihet shkaku dihet shumë mirë se si të luftohet.
Rekomandohet të bëhet 'pap' testi që nga mosha 21 vjeç. Më pak se 1% mund të jetë predispozita gjenetike.
