FOTO+EMRAT/ Kishin kthyer lokalin në 'kazino', e pëson pronari dhe punonjësi, sekuestrohen 8 makineta
Vihet në pranga shtetasi Arben Sejfullai, pasi kishte futur makineta ne lokalin ku punonte për të zhvilluar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit,
Si dhe u referuan materialet shtesë në ngarkim të pronarit të lokalit shtetasit Qenan Tafa, i cili është arrestuar më parë për llogari të shtetit Italian për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike",
Njoftimi i policisë:
DVP Dibër
Lojëra fati me makineta,
vihet në pranga punonjësi i lokalit dhe referohen materiale shtesë për pronarin e lokalit (i cili është arrestuar më parë gjatë një operacioni policor).
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 8 makineta, sëbashku me një shumë parash.
Shërbimet për Hetimin e Krimit të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në inteligjencën policore se në lokalin në pronësi të shtetasit Q.T, ( i arrestuar nga policia në muajin Dhjetor 2024), ishin vendosur makineta për ushtrim të paligjshëm të lojrave të fatit, policia ka ushtruar kontroll dhe gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi A.S., 61 vjeç, banues në Peshkopi, (punonjës i lokalit) për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara", si dhe u referuan materialet shtesë në ngarkim të pronarit të lokalit shtetasit Q.T., (i cili është arrestuar më parë), për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
