Vra*ja e 14-vjeçarit tek ''Fan Noli''/ Hoxha: Nuk e solli TikTok-u, ngjarje të tilla përdoren nga institucionet qeveritare
Gazetarja, Ermelinda Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se ngjarje të rënda siç ishte vrasja e 14 vjeçarit tek ‘’Fan Noli’’ nga bashkëmoshatari i tij përdoren nga institucionet qeveritare thjesht për fasadë.
Hoxha: Ësahtë folur për sigurinë në shkolla por që të jetë rritur siguria në shkollë përderisa nuk të janë shtuar oficerët e sigurisë në shkollë, përderisa nuk të është rritur numri i psikologëve dhe i punonjësve social pra shërbimi psikosocial të jetë më i gjerë pra ka një ndërgjegjësim mund të them edhe ndërgjegjësim institucional.
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi me 18 nëntor në shkollën ‘’Fan Noli’’ ku mbeti i vrarë një 14 vjeçar ku një tjetër u plagos dhe ku një tjetër dyshohet se është viktima.
Pra kjo është një gjë që afekton të gjithë shoqërinë, të gjitha institucionet, të gjithë ne si qytetarë e prindër.
Pati edhe një diskutim të gjerë edhe pse ato shifrat që deklarohen unë i quaj ndonjëherë edhe qesharake.
120 mijë prindër, ku i takoi ministrja në kaq kohë 120 mijë prindër?
Ato për mua kanë qenë disa takime fasadë.
Fatkeqësisht edhe ngjarje të tilla të rënda përdoren nga institucionet qeveritare thjesht për fasadë.
Nuk është Tik Toku që solli këtë gjë.
