Balliu: Erjon Veliaj simboli i pandëshkueshmërisë! Liria e tij prova më e qartë e kapjes së drejtesisë në Shqipëri
Demokrati Klevis Balliu deklaron se Erjon Veliaj është simboli i pandëshkueshmërisë dhe prova më e qartë e kapjes së drejtesisë në Shqipëri.
"Veliaj ky simbol i pandëshkueshmërisë! Prova më e qartë e kapjes së drejtesisë në Shqipëri është liria e Erion Veliajt.
Ai është njeriu i vetëm i kapur në disa afera në mënyre flagrante në vjedhje të parave të qytetarëve, por ai vazhdon të jetë i lirë.Vazhdon të vjedhë cdo ditë e cdo orë.
Dhe jo vetëm që është i lirë por dhe përqesh të gjithë duke folur për sistemin e drejtesise si kolegë e si punonjës të tij.
Në fakt këtu ka të drejtë.
Dumani dhe Dumanet janë ne shërbim aktiv të tij, të përditshëm.
Naiv është pak ti thuash dikujt që pret drejtësi nga sistemi i kapur i drejtesisë, në mungesë të institucioneve ka vetëm një zë, qe ka fuqi dhe autoritet të mbroj të vërtetën dhe të drejtën, zëri i qytetareve.
Nesër ora 11të, të bashkohemi në protestë kundër simbolit të korrupsionit arrogant dhe pandeshkueshmerisë, Erion Veliaj!", deklaron Balliu.

