Baçi: 3 vite nga dhuna në PD ndaj demokratëve, si e vlerëson sot? Berisha: Ishte një fatkeqësi politike
8 janari i vitit 2022 shënon një nga datat më të zeza për Partinë Demokratike.
Është pikërisht data, ku Lulzim Basha, askohohe kryetar i partisë, vërsuli deputetët dhe mbështetësit e tij në sulm kundër Sali Berishës dhe demokratëve.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i ftuar sonte, në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” me moderatoren Beti Njuma dhe përballë gazetarëve Romir Saraçi dhe Agim Baçi.
Ishte pikërisht ky i fundit i cili i kërkoi Berishës një mendim se si e vlerësonte sot atë ngjarje të errët për një parti politike.
Berisha e cilësoi një fatkeqësi politike, e cila u tejkalua përmes qetësisë së vetë anëtarëve të PD-së.
“Ishte një fatkeqësi politike ajo që ndodhi. Ka mjaft demokratë që janë të zemëruar, por secilit prej tyre i them vetëm këtë: që është e vertetë se është hedhur gaz ndaj të gjithëve ne dhe është e vërtetë që asnjëri prej tyre nuk ka marrë gaz më shumë se Sali Berisha aty. Dhe kjo nuk më pengon fare dhe i konsideroj demokratët të bashkuar dhe i ftoj të bashkëpunojmë sërish.
Sepse ne nuk jemi parti ideologjike, por parti vlerash. Në këtë aspekt i bëj thirrje çdo demokrati të rivlerësojë qëndrimet, sepse në politikë nuk ka gjëra personale, por interesa kryesore dhe ti udhëhiqesh prej tyre”, u shpreh ndër të tjera Berisha.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

