Saraçi përballë Berishës: Qeveria po përdor pushtetin për propagandë, dhe ne s’kemi mekanizma për mbrojtjen e votës së Diasporës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i ftuar sonte, në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” me moderatoren Beti Njuma dhe përballë gazetarëve Romir Saraçi dhe Agim Baçi.

Saraçi ngriti shqetësimin për propagandën e qeverisë që po bën në media dhe kontrollimin e votës së diasporës përmes kësaj propagande.

“Sa i përket votës së diasporës dhe asaj që po u serviret emigrantëve për pjesën e angazhimit dhe duke pasur parasysh pjesën se mediat kontrollohen nga Edi Rama, po ashtu dhe rrjetet sociale, ku po mbyll TikTokun etj, etj., ajo çfarë u serviret emigrantëve shqiptarë jashtë vendit është propaganda e kësaj qeverie nëpërmjet medieve, por edhe nëpërmjet pushtetit të institucioneve zyrtare që po i përdor për voitën e diasporës, a mos vallë vota e emigrantëve dhe diasporës mund të jetë një problem për Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme. Dhe në këtë kuptim shqetësimi mbetet a i kemi ne mekanizmat për ta mbrojtur votën e shqiptarëve jashtë vendit”, u shpreh ndër të tjera gazetari Romir Saraçi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”