''46% e popullsisë në Shqipëri, në rrezik varfërie'', Haxhiu: Shpopullimi i vendit, dramë për çdo familje shqiptare
Sekretarja e Përgjithshme e PL-së, Brunilda Haxhiu në një deklaratë për mediat u shpreh se shpopullimi i vendit është dramë për çdo0 familje shqiptare
Deklarata e zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu.
Pershendetje!
Shpopullimi i vendit eshte drame qe prek cdo familje shqiptare, prek ekonomine nepermjet renies se konsumit dhe forces punetore, arsimin me mungese te nxenesve, shendetesine me mungese te personelit , bujqesine dhe blegtorine etj. Vetem qeveria Rama nuk e njeh shpopullimin si problem.
Kjo qeveri e injoron ikjen masive te shqiptareve .
Shqiperia po peson nje ndryshim te thelle demografik. Popullsia po plaket perdite e me shume, ndersa lindshmeria bie dhe te rinjte vazhdojne e largohen.
Sipas censit te vitit 2023 mosha mesatare e popullsise nga 35.3 vjet ka shkuar ne 42,5 vjet.
Popullsia e moshuar e ben vendin tone me pak atraktiv per investimet e huaja por edhe me te veshtire perqafimin e inovacionit dhe teknologjive moderne qe jane sot trendi i ekonomive boterore.
Shpopullimi eshte nje bombe me sahat jo vetem per familjet dhe biznesin e vogel por edhe per vete qeverine dhe bizneset e medha , partnere te saj.
Me renien dhe plakjen e popullsise bie skema e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe tatimet mbi konsumin.
Kur popullsia e aftë për punë largohet dhe fuqia blerëse bie, pakësohen paratë si për buxhetin e shtetit, ashtu edhe për mallrat e konsumit qe importohen. Konsumi eshte ne renie pikiate dhe kete e di mire cdo biznes i ndershem .
Bazuar në të dhënat e EUROSTAT-it, del se gjatë 10 viteve te fundit, rreth 653 000 shtetas jane pajisur per here te pare me leje qendrimi ne vendet e BE.
Duke mos llogaritur shqiptaret qe jetojne ilegalisht apo kane emigruar ne vende te tjera jashte BE apo Amerike.
Faktoret qe i detyrojne shqiptaret te largohen jane te shumte dhe te lidhur me njeri tjetrin. Sipas Eurostat 46% e popullsise ne Shqiperi eshte ne rrezik te varferise, me shume se 1 milion shqiptare jane sot te varfer.
Mungesa e sigurise ne shkolla dhe komunitet, degradimi i arsimit, pamundesia per te marre sherbime shendetesore, padrejtesia shoqerore dhe nepotizmi qe i pengojne te rinjte te bejne karriere ne baze te arsimit dhe profesionalizmit te tyre.
Te gjitha keto jane tregues se kjo qeveri nuk e ka as synim, as prioritet t’u jape te rinjve dhe familjeve shqiptare nje perspektive per te ardhmen.
Shpopullimi i Shqiperise nuk eshte i rastesishem. Eshte nje axhende sorosiane per t’i perzene shqiptaret duke ua bere jetesen ketu te pamundur.
Eshte nje axhende per ta shitur Shqiperine. Dhe po, Rilindja e ka kete merite. I ndoqi shqiptaret, e shiti kete vend.
Por eshte detyra jone, eshte detyra e cdo patrioti t’u kthejme njerezve besimin te politika.
Se pari do te ndalojme shpopullimin permes rritjes se pagave, ndihmes ekonomike dhe dyfishimit te pensioneve. Asnje ndihme ekonomike nuk do te jete nen minimumin jetik 209 $.
Dyfishim te pagave te mesuesve dhe mjekeve. Rritja e pagave dhe rritja ekonomike jane nderhyrja me e shpejte qe mund te bejme ne kohe per te ndalur shpopullimin ne bashkerendim me masat e tjera ne arsim, shendetesi, bujqesi etj.
Ne do te mbeshtesim prodhimin vendas , duke e subvencionuar ate dhe duke reduktuar tvsh per prodhimet bujqesore vendase nga 20% ne 5%. Do te ulim koston e energjise per familjet.
Partia e Lirise mbeshtet fort familjen shqiptare duke besuar se permiresimi i kushteve ekonomike te saj do te ndihmoje familjet e reja qe te ardhmen e tyre ta shohin ne Shqiperi.
Partia e Lirise do te mbeshtese :
1. Familjet shqiptare dhe sidomos familjet e reja me paga me te larta per nenat dhe ulje te taksave per to, trefishim te bonusit te bebes, dhe garantimin e ushqimit, veshjeve, barnave per bebet deri 1 vjec. Shpenzimet per ushqimet baze do te ribursohen 5%.Kredi per blerje shtepie me interes te subvencionuar . Krijimin e fondit te banesave per strehimin e cifteve te reja si edhe kredi,
20 000 euro, ku interesat i paguan shteti. Grant 20 000 euro per cdo te ri qe fillon biznes social apo start- up.
2. Do dyfishojme i pensionet per te ndihmuar cdo familje shqiptare te perballoje kostot e larta te jeteses.
3. Investimi ne arsim dhe kapital njerezor do te jete 5% te PBB. Partia e Lirise e shikon kete investim si garanci per te ardhmen e Shqiperise.
4. Bujqesia, ushqimi dhe reduktimi i kostos se jeteses.
5. Shqiperia fuqi eksportuese.
