“Urat e reja për Shqipërinë 2030”, Rama: Zhvillimi i pronës publike sipas modelit italian dhe spanjoll
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”.
Një program i ri zhvillimi i pronave publike, për të ndërtuar përmes partneriteteve me sipërmarrjen private vepra të reja të infrastrukturës publike, administrative, turistike, kulturore e sociale
Në aktivitet, që po zhvillohet në Tiranë marrin pjesë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe drejtoresha ekzekutive e “Albanian Investment Corporation”, Elira Kokona.
Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama tha se sot prezantohet një fazë e re e programit të zhvillimit të pronave publike, në funksion të përmirësimit të kushteve të administratës shtetërore lidhur me hapësirat e punës dhe në funksion të krijimit të partneriteteve që do të japin mundësi që nga zhvillimi i pronave publike të përfitojë drejt për drejt dhe sektori publik.
“Të gjithë e kemi parasysh skeletet e fabrikave që vijojnë të cenojnë peizazhin tonë dhe janë shëmbëlltyra e proceseve të shkuara të privatizimeve, që në një pjesë të konsiderueshme skanë sjell asnjë rezultat tjetër, veçse degradimit të këtyre aseteve.
Ne jemi sot këtu për të ndarë me ju, një qasje tërësisht tjetër të bazuar në eksperiencat më të mira ndërkombëtare, si e Italisë apo Spanjës”, tha Rama.
