VIDEO/ Nga beteja e izolimit 1 vjeçar tek përballja me pushtetin me 11 maj, Sali Berisha do i thotë të gjitha sonte tek “Ora e Betit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2025, 18:33
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë i ftuar sonte, në ora 20:45, në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” me moderatoren Beti Njuma.
Berisha do të jetë përballë gazetarëve Romir Saraçi dhe Agim Baçi, ku do të zbardhë të gjitha akuzat e tij politike jo vetëm ndaj eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste dhe mazhorancës qeverisëse, lidhjet e politikës me botën e krimit, e deri tek platforma e tij politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
