Salianji kundërshton dënim me 1 vit burg: Avokatët dorëzojnë në Gjykatën e Lartë mbi 100 faqe argumente

Ish-deputeti i PD Ervin Salianjin ka ku kundërshtuar në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg të dhënë nga gjykata e apelit të juridiksionit të përgjithshëm.

Avokatët e Salianjit kanë dorëzuar mbi 100 faqe argumente ligjore ku kundërshtojnë shkallën e dytë të gjyqësorit që e çoi në burg për kallëzim të rreme.

Relatori i çështjes është caktuar Albana Boksi e ndërsa ende nuk është caktuar data apo ora. Ish deputeti prej datës 27 shtator ndodhet ne burgun e fierit pasi apeli vendosi lënin në fuqi të vendimit të shkallës se parë.

Pas shume seancash të zgjatuara dhe maratonë togat e zeza e gjeten fajtor sa i takon një audio përgjimi ku pretendohej se ish vëllai i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.