FOTO/ Makina humb kontrollin në aksin Shkodër- Lezhë, përplaset me një kamion, plagosen dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2025, 16:00
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Shkodër- Lezhë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Shkodër. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:45 kur 61-vjeçari me iniciale Z. C., dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një kamionin.
Më tej bëhet me dije se kamioni drejtohej nga 48-vjeçari me iniciale M. M. Si pasojë e përplasjes, është lënduar shoferi i makinës dhe pasagjeri që udhëtonte me të, 80-vjeçari me iniciale Gj.C.
