Ligjërimi i “SKY ECC”, nis gjykimi në themel në GJKKO i “Metamorfozës”. Avokatët e Pëllumb Gjokës dhe ish-shefit të Policisë kërkojnë...

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për aplikacionin famëkeq “SKY ECC”, nis gjykimi në themel në GJKKO i dosjes “Metamorfoza”.

Në seancën e parë në themel nuk është paraqitur biznesmeni Pëllumb Gjoka, por ai ka zgjedhur të mbrohet nga avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.

Prokurori Altin Dumani, njëherazi kreu i SPAK-ut, kërkon vijimin e shqyrtimit gjyqësor dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore.

Avokati i ish-shefit të policisë Ardrit Hasanbegaj kërkon shtyrje të seancës për shkaqe proceduriale për të pasur kontakt me klientin dhe një mbrojtje efektive.

Ndërkohë, avokatët e Pëllumb Gjokës kërkojnë të shtyhet në afatin maksimal për të pritur dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për legjitimimin e “SKY ECC”- së.