Ekzekutimi me breshëri kallashikovi i Ramazan Matajt në Shkodër, shoqërohen disa persona në polici
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 7 Janar 2025, 09:52
Janë shoqëruar disa persona si të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 33-vjeçarit, Ramazan Mataj, krimi i cili tronditi Shkodrën mbrëmjen e 4 Janarit.
Janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë, ku dyshohet se mes tyre të jetë edhe autori.
Ramazan Mataj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit.
Kujtojmë që 33-vjeçari u ekzekutua brenda mjetit teksa po kthehej në banesë, ku dyshohet se iu është bërë pritë në një zonë pa kamera sigurie.
Por, trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e 5 Janarit nga një kalimtar i rastit që ka vënë re viktimë brenda makinës dhe ka njoftuar policinë.
