Sula: Erion Veliaj e ka të pamundur t’i shpëtojë drejtësisë, Nesti Angoni është një socialist i lartë
I ftuar në Ora News, deputeti demokrat Dashnor Sula tha se Veliaj shkoi të lobojë në SHBA dhe i bëri presion Ramës për arrestimin, por e ka të pamundur që t’i shpëtojë nga ndjekja penale dhe nga drejtësia.
Sula shtoi se Veliaj është kapur mat me familjarët në korrupsion e thanë nga SPAK teksa theksoi se Nesti Angoni është një socialist i lartë.
Sula: Veliaj shkoi të lobojë në SHBA dhe i bëri presion Ramës për arrestimin, por e ka të pamundur që të shpëtojë nga ndjekja penale dhe nga drejtësia. Ramës nuk i intereson që të arrestohet Veliaj. Veliaj është kapur mat me familjarët në korrupsion. Është e qartë tashmë kjo e thanë nga SPAK. Nesti Angoni është një socialist i lartë. Nesti bravo i qoftë se ia di korrupsionet Veliajt!
Inceneratori është një zbulim i opozitës. E kanë qelbur kaq shumë sa nuk kanë ku shkojnë. Erdhën nga fiqtë dhe u bënë miliarderë. Nëse Berisha do të ishte akuzuar për tendera dhe fonde publike do kisha mbyllur gojën. Prandaj kjo ndaj tij është një ndjekje politike, se SPAK –përndryshe nuk do ta kishte falur.
