Masa e GJKKO-së ndaj Berishës, Daci: Kjo masë nuk i përshtatet as nevojës së rastit dhe nuk është as logjike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pas vendimit të Apelit të GJKKO për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj pranë OPGJ-së.
Lidhur me këtë proces dhe përplasje mes kreut të opozitës dhe drejtësisë avokati Jordan Daci, në një intervistë për “Ora News” theksoi se nga pikëpamja historike masa e detyrimit për paraqitje është lënë në atë kohë kur nuk kishte asnjë komunikim, apo adresa, por nuk haset në asnjë vend tjetër në këtë formë që e kemi ne.
“Në këtë kuptim kjo masë nuk ka kuptim ndaj askujt, jo vetëm ndaj z. Berisha, ku gjykata mund ta thërrasë dikë përmes telefonit, apo përmes formave të tjera të komunikimit.
Nga ana tjetër, në radhë të parë duhet të kuptojmë se çdo masë sigurie i përshtatet nevojave të çdo rasti dhe mbi të gjitha duhet të jetë logjike.
Dhe në rastin konkret, kjo masë nuk i përshtatet as nevojës së rastit dhe nuk është as logjike. Kjo sepse prokuroria i ka mbyllur hetimet dhe kur e bën këtë çështja dërgohet në gjyq.
Dhe së dyti, nëse ndodh kjo apo jo, edhe kur personi kur është vetë në masë paraprake dhe nuk e kërkon, dhe gjyqtari është i detyruar vetvetiu të vlerësojë nëse janë apo jo kushtet për vijimin e masës së sigurisë”, analizoi ndër të tjera avokati Jordan Daci.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATIN JORDAN DACI NË “ORA NEWS”


