Viti i Gjuhës Shqipe, Rama: U vendosën piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 17:29
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, shprehet se në Vitin e Gjuhës Shqipe u vendosën piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, si pjesë e identitetit kombëtar.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë shprehet se ‘ky vit na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës shqipe. “Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar.
Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë.”, shprehet Rama.