U ndërpre për shkak të mbarimit të orarit zyrtar, GJKKO shtyn në 20 janar seancën paraprake të dosjes "Partizani"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 16:17
Gjykata e Posaçme shtyn për në 20 janar, ora 10:00 seancën paraprake të dosjes "Partizani". Seanca e sotme u ndërpre pas 4.5 orësh për shkak të përfundimit të orarit zyrtar.
Po në datë 20 janar, në të njëjtën orë, si e hëna e tretë e muajit, ish-kryeministri duhet të paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga Apeli i GJKKO.