Marrëveshja e bujshme/ Mesfushori 18-vjeçar i Tiranës transferohet te klubi i Serie A
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 12:32
Mesfushori 18-vjeçar i Tiranës, Jordi Jaku, është përshëndetur me shokët e tij të skuadrës dhe tashmë është gati për të nisur një aventurë të re në klubin e Serisë A, Bolonja.
Sipas “Panorama Sport”, italianët dhe drejtuesit e Tiranës kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit të ri dhe në orët në vijim do të bëhen të ditura të gjitha detajet.