Metaliaj: Tmerri nga denoncimet e Berishës, lexohet te vendimi i sotëm! S’ia mbyllni dot gojën me masat që dhatë sot
Ligjvënësja demokrate Lindita Metaliaj ka reaguar pas vendimit të Apeldit të GJKKO për masën e re të sigurisë ngdaj kryedemokratit Sali Berisha.
Sipas Metalisë, frika dhe tmerri nga denoncimet e Berishëse lexohet te vendimi i sotëm, ndërsa shton se ‘Drejtesia e Re’, nën dirigjimin e orkestrimin e Ramës, të bëjë drejtësi për aferat korruptive të Ramës, qeverisë dhe kryebashkiakut Veliaj, që sipas saj, livadhis i lirë.
“Drejtesia e Re “ e dirigjuar dhe orkestruar nga Rama, ben mire te beje drejtesi per aferat korruptive Rames, qeverise dhe hajtutit 5 D te bashkise Tirane qe livadhis i lire !
Frika dhe tmerri nga denoncimet e Kryetarit te Partise Demokratike lexohet tek vendimi i sotem!
Sali Berisha me qendresen e tij historike ka dhene nje leksion qendrese dhe perballje te jashtezakonshme per çdo opozitar !As nuk nenshtrohet, as intimidohet dhe as nuk ja mbyllni dot gojen me masat kufizuese qe dhate sot !
Perkundrazi ne jemi me te motivuar se kurre me pare ne misionin tone per ndryshim , perballje dhe beteje me regjimin !

