Shehu: Berisha një nga promotorët e TAP, sot rrugëdalje strategjike për Europën

Deputeti demokrat Tritan Shehu deklaron se Sali Berisha ishte një nga promotorët e TAP-it, qe sot eshte kthyer ne rrugëdalje strategjike për Europën.

Reagimi i Shehut

Këto ditë të 2025, kur u nderprenë Rrugët Veriore të gazit rus për Europën, katër janë furnizimet e saj:

1- Me gaz të lëngshem me anije nga ShBA, Algjeria e Nigeria.

2-Me linjat Trasmed e Medgas nën Mesdhe nga Algjeria drejt Spanjës e Italisë.

3- Me linjen TAP nga Azerbaxhani, Turqia, Greqia, Shqiperia drejt Italisë.

4- Me linjat nga Deti i Veriut e ai Balltik.

Linja TAP sot i siguron pervec vendeve te tjera, reth 17% te nevojave Italisë, duke qenë një nga burimet tejet të rendesishme për Europën.

Kur u hap diskutimi për ndërtimin e TAP kishte shumë hezitime në Europë.

Atehere pak mendohej ne bllokimin e gazit nga Rusia, per pluridiversifikimin nga Jugu te furnizimit te Europes.

Ashtu si kishte tentativa per ta sabotuar ate, te nxitura keto nga Rusia.

Berisha, Kryeminister ne ato vite vendimarese, ishte nder personalitetet qe ka lobuar me fort per kete linje gazi, si nje investim strategjik europian.

Ai, se bashku me Z.Aliev ka luajtur nje rol shume te rendesishem, qe ky projekt te pranohet nga Turqia, Greqia e vecanerisht Italia.

Shqiperia ishte vendi i pare, qe ratifikoi ne Kuvend mareveshjen me Greqine e Italine per kete.

Kjo eshte nje e vertete historike, qe sot merr nje rendesi strategjike.

Edhe Shqiperia mund te luaje te tilla role, kur drejtohet me vizione te qarta!