Elda Hoti: Drejtësia vazhdon të funksionojë me dy standarde

Deputetja demokrate Elda Hoti deklaron se: "Drejtësia vazhdon të funksionojë me dy standarde. Hajdutët dhe të korruptuarit që kanë vjedhur miliona nga taksat e popullit lihen të lirë, mbrohen dhe fuqizohen, ndersa ndaj atyre që guxojne të kundërshtojne regjimin, vendosen masa kufizuese dhe procese të stisura.

Nga njëra ane për Sali Berishën kerkohet detyrim paraqitjeje, ndërkohe që për Erion Veliaj për të cilin ekzistojnë prova të shumta për afera të mëdha, nuk merret asnjë masë kufizuese.

E gjithe kjo situatë i tregon popullit shqiptar atë që tashmë e dinë mirë, që SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësise, po përdoren si mjet për përndjekje politike, për të mbajtur pushtetin dhe për të izoluar çdo ze kritik.

Sali Berisha ka sfiduar të gjitha stuhitë politike dhe ka mbrojtur interesat e shqiptarëve.

Sali Berisha ka qenë gjithmonë një zë i fortë, simbol i rezistencës kundër padrejtësive.

Sali Berisha ka qenë zëri që ka nxjerrë në dritë aferat më të mëdha korruptive dhe lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar.

Kjo është arsyeja pse sot po mundohen ta sulmojnë me çdo mënyrë, duke përdorur drejtësinë si një armë politike.

Ata që sot mundohen ta sulmojnë, ta izolojnë me procese të stisura dhe akuza pa baza, e bejne se e dinë mirë se forca e tij buron nga mbështetja dhe besimi i shqiptarëve që kërkojnë liri, drejtësi dhe dinjitet. Përpjekjet për ta heshtur nuk janë gjë tjetër veçse dëshmi e ndikimit dhe rëndësisë së tij.

Historia ka treguar që zërat e vërtetë nuk mund të mposhten dhe e vërteta gjithmonë triumfon, pavarësisht përpjekjeve për ta shtypur. Koha e llogaridhenies po vjen"