Jeta parlamentare e vitit 2024

Viti 2024 ishte një periudhë tensionesh për Shqipërinë.

Parlamenti u kthye në një arenë të betejave të ashpra politike, me konflikte të hapura mes mazhorancës dhe opozitës.

Nuk munguan as momentet e paqes ne parlament, por që zgjatën vetëm  pak kohë

Ligjet e reja, reformat e diskutuara dhe tensionet e pandalshme shenjuan një tjetër vit të trazuar.

Dita e fundit e Vitit 2023 e gjeti Sali Berishën në arrest shtëpie dhe po ashtu e filloi dhe janarin. Një vendim që ndezi debate të ashpra në parlament dhe rrugë, me opozitën që e konsideronte si hakmarrje politike.

“Ftoj qytetarët shqiptarë të mos harrojnë se armiku I egër I tyre Edi Rama nuk kërkon asgjë tjetër vetëm heshtjen  e tyre.”

Ndërkaq, seancat parlamentare u kthyen në skena kaosi. Nga tymueset dhe bilbilat, deri te djegia e karrigeve ne parlament, opozita u përpoq të bllokonte punimet si reagim ndaj veprimeve të mazhorancës. Por jo më shumë për izolimin e Berishës në banesë se sa për katër komisionet hetimore.

Për opozitën, ky ishte një aksion për të mbrojtur demokracinë. Për mazhorancën, një shfaqje e pastër e halleve personale.

Opozita protestoj brenda seancave dhe jashte tyre ne dy pjesë të vitit 2024.

Janari u shfaq me tensione, tym dhe bllokim te parlamentit

Ishte muaji mars të 2024 kur parlamenti iu rikthye normalitetit pas një marrëveshje PD-PS për komisionet hetimore, dhe një pjesë të reformës zgjedhore. në atë kohë u fol për ndërhyrje të ndërkombëtarëve.

Paqja mes dy palëve zgjati pak muaj duke ia lënë vendin luftës.

Refuzimi i mazhorancës për të zbatuar dy vendime të gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, arrestimi i deputetit demokrat Ervin salianji dhe pretendimet për mungesën e bashkëpunimit parlamentar, çuan opozitën në një tjetër aksion.

Për herë të parë në historinë e demokracisë në Shqipëri opozita dogji karriget jashtë godinës së parlamentit.

Por jo vetëm kaq, protestat brenda dhe jashtë seancave morën forma të ndryshme.

Kulmoi kur mazhoranca socialiste përjashtoj në bllok 23 deputetë me dënime nga 10 në 60 ditë në fillim të tetorit.

Javët që pasuan ishin dramatike për jetën parlamenare, me opozitën që tentoi disa herë të futet në Kuvend.

Nuk mungoi as përplasja edhe fizike me Gardën brenda  dhe me socialistët jashtë salle në hyrje te parlamentit.

Gjithçka doli jashtë kontrollit me 17 tetor, kur në ambientet e Parlamentit futen Forcat Speciale, me argumentin se do mbanin nën kontroll turmën që vinte nga protesta në bashkinë tiranë. Prezenca e tyre provokoi një përplasje të ashpër me deputetët e opozitës të cilët u mbështetën edhe nga garda e republikes.

Megjithë këto tensione, mazhoranca vijoi me axhendën e saj, duke miratuar ligje edhe pse ne shume raste me seanca te shkurtera dhe pa shume diskutime.

Kete radhe opoziten nuk E riktheu në kuvend një marrëveshje politike, por një vendim i Gjykatës e cila vendosi se masat ndeshkuese ishin antiligjore.

Teksa demokratët herë protestinin e herë përplaseshin me gardën, socialistët vijuan jetën parlametare të patrazuar.

Në një njoftim të papritur përpara se kuvendi të shkonte me pushime verore, Lindita Nikolla njoftoj dorëheqjen si kryetare e parlamentit.

Vendin e saj e zuri Elisa Spiropali.

Bashkë me Spiropalin në karriget e Ministrave u ulën një sërë emrash të rinj, pasi kryeministriedi rama ndërroj gjysmën e kabinetit qeveritar me 28 korrik.

Akuzat për të rinjtë nuk munguan sapo shkelën në kuvend!

Një nga temat më të debatuara të vitit ishte miratimi i një marrëveshjeje me Italinë për strehimin e emigrantëve. Opozita akuzoi qeverinë se kjo ishte një tradhti ndaj interesave kombëtare.

Por kryeministri Rama e mbrojti duke theksuar se ishte një hap drejt përballimit të sfidave globale dhe detyrim ndaj vendit fqinj që I hapi dyert emigrantëve pas viteve 1990.

Debatet zgjatën pak, pasi Gjykata Kushtetuese i dha vulën marrëveshjes, e cila u shpall si kushtetuese.

Zhvillimet në kampin e prokurorisë Speciale, trazuan jo pak jetën parlamentare.

Një denoncim i kryetarit te grupit parlamentar te PD-së Gazment Bardhi për vëllain e kryeministrit edi rama, u kthye në mollë sherri mes të dyve!

Situata arriti kulmin kur kryeministri kushtëzoj interpelancat me bardhin deri në një vendim të SPAK për çështjen XIBRAKA!

Gjatë gjithë vitit në kuvend mungoj Lideri Demokrat sali berisha i cili u foli për gati 11 muaj çdo natë mbështetësve nga dritarja e ballkonit të tij.

Por, në një vendi të papritr Gjykata e Apelit të Posaçëm e liroj berishën, duke bërë që për herë të parë të flasë në parlament në fillim të dhjetorit.

“Berisha futet, “Metamorfoza” del.”

Berisha, tashmë edhe me vulën dhe siglën e PD, shkoj me një paralajmërim.

“Kot e keni, unë erdha ju e dini vetë.”

Viti 2024 ishte një pasqyrë e polarizimit politik në Shqipëri. Megjithë përplasjet dhe tensionet, reformat e diskutueshme dhe sfidat e shumta, një gjë mbetet e qartë: e ardhmja e vendit varet nga përkushtimi i të gjithë aktorëve për të ndërthurur dialogun me vizionin.

Viti që sapo kemi hyrë është një vit i rëndësishëm për vendin.

Zgjedhjet e 11 majit do të jenë historike.

Në karrigen e kryeministrit mund të rikthehet pas 12 vitesh Sali berisha, ose aty do të ulet për herë të katërt Edi Rama.

A do të arrijë Shqipëria të tejkalojë ndasitë politike dhe të përqendrohet në të ardhmen Europiane të saj? Vetë koha do ta tregojë.