Reduktimi i energjisë elektrike në Kosovë, Gërxhaliu: Projektet dështuan
Humbja e mundësisë për të ndërtuar kapacitete të reja energjitike në Kosovë po sjell reduktimin e energjisë në vend. Ish-kryetari i odës ekonomike, Safet Gërxhaliu shprehet se ekonomia kosovare është shumë më e varur nga tregtia e energjisë elektrike sesa nga prodhimi i saj.
Reduktimi i energjisë elektrike në Kosovë sipas ish-kryetarit të odës ekonomike po ndodh pasi vendi humbi mundësinë për të ndërtuar kapacitete të reja energjitike.
Për ekonomia Online, Safet Gërxhaliu, përmendi projektet e mëparshme për prodhimin e energjisë elektrike, por që përfundimisht dështuan.
"Ku kemi qenë të gatshëm të investojmë. Është humbje shumë e madhe që u refuzua projekti i MCC për gazin e ngurtë nga Amerika për të prodhuar energji elektrike me gaz.
Kritikoi situatën e krijuar, ku sipas tij ekonomia kosovare është shumë më e varur nga tregtia e energjisë elektrike sesa nga prodhimi i saj.
"Në rend të dytë është shqetësuese kur sheh aktivista dhe patriotë ambientalë që kanë organizuar demostrata para institucioneve në aeroport për të penguar implementimin e këtyre projekteve, sot derdhin lot krokodili pse Kosova është e varur nga importi dhe fajsojnë qeverinë.
Mosimplementimi i Marrëveshjes së Washingtonit, për ish-kryetarin e Odës Ekonomike solli pasojat që shihen aktualisht.
"Ky eksperiment që u bë në Kosovë ka favorizuar më shumë rajonin sesa Kosovën. Një ndër problemet kryesore në Kosovë nuk është vetëm çmimi i lartë i energjisë elektrike por edhe transporti i energjisë elektrike.
Fakti që Kosova ka vetëm dy kanale për të importuar energji, ndërkohë që në të kaluarën ka pasur gjashtë për Gërxhaliun është problematike ndërsa ky problem duhet të zgjidhjet sa më shpejt.
