Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2025, 19:04
Një aksident mes dy veturave në fshatin Dubravë të Suharekës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se si pasojë e aksidentit 5 persona kanë mbetur të lënduar.
“Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë shkatuar dëme materiale dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar ai. Policia e trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me rastin.
