Shqiptari dhe tre grekë i vranë vëllain, flet i riu: Ishte pak i dehur. E goditën me th*kë 6 herë

Dy të arrestuarit nga sherri vrastar i ndodhur në orët e para të Vitit të Ri në qendër të Serres ku u përfshi dhe një shqiptar do të dalin sot para gjykatës. Shqiptari i identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha dhe tre shtetas grekë dyshohet se kanë vrarë 34-vjeçar grek në një lokal nate. 

Protothema shkruan se vëllai i viktimës ka rrëfyer detaje të rënda, duke e cilësuar ngjarjen si një vrasje gjakftohtë. Sipas dëshmisë së tij, konflikti nisi pas një grindjeje dhe se vëllai i tij që ndodhej nën ndikimin e alkoolit, kishte debatuar me grupin.

“Është vrasje gjakftohtë. Ai u godit dy herë me thikë dhe më pas u qëllua. Nuk e di saktësisht se kush ishte arsyeja dhe kunati që ishte me të nuk tha shumë. U grindën thotë ai për një arsye të parëndësishme, edhe vëllai im ishte pak i dehur, duket se i thanë të mos pijë e të mos dalë dhe ai nuk ka ngritur shumë dhe i ka rrahur në dru. E nxorën jashtë, i sollën një thikë dhe njëri prej tyre i tha “ti e di kush jam unë,” tregon vëllai i tij.

Burri fatkeq ishte baba i dy fëmijëve dhe së shpejti priste të tretin, pasi gruaja e tij është shtatzënë.

Si ndodhi vrasja?

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 05:00 të ditës së Vitit të Ri në pedonalen e Serres në rrugën e Korfuzit. Gjithçka nisi kur viktima, i cili ishte nën efektin e alkooli, donte të hynte në një klub nate me dy shokë të tjerë të tij. Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore kanë pritur mbylljen e dyqanit dhe janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.

Në vetëm pak minuta situata ka agravuar dhe gjatë përleshjes autorët (katër në numër), kanë plagosur për vdekje me thikë 34-vjeçarin, duke e goditur dy herë në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe ijë. Ndonëse viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin e Serresit, pak kohë më vonë ka dhënë frymën e fundit. Me të mbërritur në vendngjarje ku ndodhi ngjarja e përgjakshme policia ka lokalizuar dhe ka sekuestruar 6 gëzhoja nga një pistoletë.

Disa orë më vonë u arrestuan dy nga katër autorët, një 29-vjeçar nga Shqipëria dhe një 27-vjeçar nga Greqia. Autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen dhe arrestimin e dy të tjerëve, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Dosja e ngritur për rastin akuzohet për vrasje me dashje në bashkëpunim.