PAMJET/ Vazhdon prej ditësh trafiku i rënduar në aksin Elbasan-Metalurgjik dhe Prrenjas-Librazhd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2025, 17:49
Trafiku i rënduar ka shkaktuar radhë automjetesh prej më shumë se 6 kilometra në aksin nacional Elbasan-Metalurgjik.
Situata e ngjashme është raportuar edhe në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, ku qytetarët janë përballur me vonesa të mëdha. Efektivët e policisë rrugore ndodhen në terren për të ndihmuar në përmirësimin e qarkullimit të automjeteve.
Ky problem i trafikut në këto akse rrugore nuk është i ri. Prej vitesh këto segmente vuajnë të njëjtat bllokime dhe ngarkesa, ndërsa qeveria nuk ka ndërmarrë masa konkrete për zgjidhjen e tij.

