U kap me kokainë, arrestohet në flagranc 28-vjeçari në Tiranë
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë
Sektori i Hetimit të Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin A.Q, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasin E.Gj, 38 vjeç, si dhe proçedoi në gjendje të lirë shtetasit A.G, 40 vjeç dhe D.G, 45 vjeç,. Në rrugën “Fitnete Rexha”, për motive të dobëta shtetasi E.Gj, ka godtiur me sende të forta shtetasit A.G dhe D.G, ndërsa këta të fundit kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin E.Gj.
Po nga Komisariati i Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D.T, 35 vjeç, për veprën penale "Dhuna në Familje”.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
R.H, 28 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;
G.K, 23 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një përplasje me një mjet me drejtues E.K. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E.K dhe pasagjeri i tij H.K;
A.R, 35 vjeç dhe E.H, 34, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
