Zbardhet dinamika e aksidentit në aksin Korçë-Bilisht, tejkalimi i shpejtësisë i mori jetën 24-vjeçares

Aksidenti me pasojë vdekjen e një 24-vjeçareje në aksin 'Korçë-Bilisht' dyshohet se ka ndodhur për tejkalim shpejtësie dhe për manovrim të gabuar. Deri më tani nga hetimet është zbuluar se të dy mjetet si Peugeot dhe Mercedes Benz ishin me shpejtësi të lartë. 

Ndërkohë që drejtuesi i makinës Peugeot ka kryer një manovër të gabuar, që dyshohet se ka qenë për të shmangur një kafshë që ndodhej në rrugë. Nga manovra ka ndodhur dhe përplasja me makinën tip Benz. 

Pas përplasjes, e reja që ndodhej në makinën tip Peogeot ka humbur jetën në vend. Ndërkohë që trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekzaminim të mëtejshëm.