FOTO-LAJMI/ Sherri me sende të forta në Sarandë, këta janë 3 vëllezërit policë që u përfshinë në sherr masiv

Këta që shihni në foton e mësipërme janë 3 vëllezërit Kidi, Redi dhe Alvaro Sulejmani, efektivët që ishin pjesë e një sherri në Sarandë.

12 persona u përfshinë në sherr masiv pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, mes tyre 4 janë punonjës policie jashtë shërbimit. 3 prej tyre rezultojnë vëllezër.

Efektivët të cilët kanë marrë pjesë në përplasje dyshohet të jenë Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë, Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, të dy efektivë të Policisë Kufitare Sarandë, Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë (këta 3 të fundit vëllezër).

Sipas dëshmive paraprake, pjesëtarë të fisit Sulejmani kishin marrë një makinë me qira tek dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi dhe se konflikti ka nisur për detyrimin e qiramarrjes së automjetit. 

Anëtarë e fisit Sulejmani që kishin marrë makinën me qira, të shoqëruar nga 4 efektivët e sipërpërmendur, thuhet se kanë shkuar te shtëpia e dy vëllezërve ku janë konfliktuar me grushte dhe sende të forta. 

VIDEO - KRONIKA  E NGJARJES